Fier/ Morën 200 mijë € duke premtuar punë në kompani, arrestohet 30-vjeçarja e dënuar me 8 vite burg

FIER- Migena Kajolli, 30 vjeçe, banuese në Fier është arrestuar nga policia për shkak se ndaj saj ditën e djeshme u vendos nga Gjykata e Apelit që të dënohej me 8 vite burg për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

30-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj Fisnik Kajolli, kishin ngritur një skemë mashtrimi, në Fier ku premtonin punë në kompanitë private, duke u marrë shuma të konsiderueshme qytetarëve.

Çifti Kajolli nga Dërmënasi i Fierit kishte nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Ata u premtonin qytetarëve se do punësoheshin në kompanitë private të naftës dhe I merrnin nga 2-3 mijë euro secili. Ndërsa Migena Kajolli është vënë në pranga sërish pas vendimit të dhënë ditën e djeshme.

Në total shumë e parave të përfituara nga ana e çiftit, që u arrestua fillimisht në Maj të 2018-tës, ka qenë rreth 200 mijë euro.

Skema e mashtrimit:

Për ta bërë të besueshme skemën e tyre të mashtrimit, mësohet se Migena Kajolli, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte personave që u kishte marr paratë se në telefonin e tyre do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania. Dhe pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimit se kërkesa e tye për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej. Nga hetimet ka rezultuar se këto mesazhe konfirmimi I niste 27-vjeçarja Migena Kajolli. Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale me ta se paratë jua kishin marrë në formë borxhi. Finsik dhe Migena Kajolli nuk janë mjaftuar me kaq.

Ata kanë nisur të mashtrojnë edhe kundrejt shumave të mëdha. Kështu, kanë arritur të bindin dy persona, motër e vëlla, se do t’i bënin aksioner në një prej kompanive private që operojnë në sektorin e naftës dhe se kështu do të kishin përfitime të mëdha. Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F.H dhe N.H, që t’u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do tu mundësonin të ishin aksioner në një kompani private nafte. Edhe me këta të dy, bashkëshortët kanë nënshkruar akte noteriale se ju detyroheshin në shumën e parave që ju kishin marrë. Prokuroria ka arritur të mbledhë një sër provash, duke filluar nga aktet noteriale deri te mesazhet telefonike që vërtetojnë këtë skemë mashtrimi. Dyshohet se çifti Kajolli përgjatë dy viteve ka përfituar rreth 200 mijë euro nga kjo skemë mashtrimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025