Mungesa e tregut për shitjen e qershisë po demoralizon banorët e fshatrave Drenovë dhe Belishovë në Fier.
Ata thonë se nuk po arrijnë t’i nxjerrin kostot e shërbimeve që iu bëjnë pemëve të qershisë.
Zona e Mallakastrës e konkretisht dy fshatrat e lartpërmendur burim fitimi kanë vetëm qershinë, por mungesa e tregut dhe çmimi i ulët po i çon drejt largimi për prodhimin e këtij produkti.
Sipas tyre çmimi që ofrojnë tregtarët është rreth 80 lekë ndërsa në tregjet e qytetit qershitë shitën nga 200 deri në 250 lekë.
Çmimi i lart në tregjet e qytetit bën që konsumatori mos të ketë mundësi të blej sasira të mëdha dhe kjo reflektohet direkt në shitje.
Kjo ka bërë që shumë bujq të presin pemët e tyre duke bërë që tokat e tyre t’i lënë djerrë.
Familja Ahmetaj nga Belishova tregojnë peripecitë të cilat hasin në lidhje me shërbimet që i bëjnë prodhimeve të tyre
“Punojmë kot, neve që kemi prodhimin, ne marrim një tortë të katërt. Plehrat janë të shtrenjtë, ndihmë nga shteti jo, ujë jo, rrugë jo, se ku është ky shteti unë nuk e di, ku e kemi tregun? Të ngrihet shteti të ndërtojë një punishte të fuqishme në Fier, ne këtë shikojmë me sy, 12 muajt e vitit”, tha Asqeri Ahmetaj.
Edhe pse këtë vit ka prodhim të bollshëm për banorët e kësaj zone nuk ka ndryshuar asgjë nga viti i kaluar, pasi çmimi ulët dhe mungesa e tregut bën që një pjesë e madhe e prodhimit të shkojë dëm.
[gallery]22325[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO