Përmbytjet në zona e Fierit dhe ato të Vlorës kanë sjellë shumë dëme të mëdha në shumë blektorë të zonës, bagëtitë e të cilëve janë sëmurë.

Në njësinë administrative Dermenas në Darëzezë të Fier, blegtorët janë duke u përballur edhe me mungesën e medikamenteve për bagëtitë e tyre.

Sipas administratorit të kësaj njësie administrative, Dilaver Shyti, janë bagëtitë të cilat nuk janë strehuar në stalla të cilat janë sëmurë dhe për të cilat fermerët kërkojnë ilace.

Ndërkohë ai shton se të interesuar pranë Drejtorisë së Buqësisë janë shprehur se mungojnë medikamentet.

“Janë interesuar në Ministrinë e Buqësisë”, tha ai në një bisedë telefonike, duke shtuar se janë të domosdoshme çadrat për bagëtit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com