FIER - Rreh fëmijët e mitur, arrestohet në flagrancë një nënë 34-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheq i Vogël, në Fier. Burime zyrtare nga Policia e Fierit, kanë bërë të ditur se, kanë vënë në pranga në flagrancë, Stelina Çomon.
Sipas policisë, arrestimi i saj është bërë për veprën penale të “dhunës në familje”. 34-vjeçarja Çomo, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijeve të saj të mitur.
Stelina Çomo kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, përkatësisht nga 13 dhe 12 vjeç. Pas arrestimit të saj, policia e ka çuar dosjen e saj në Prokurorinë e Fierit për hetime të mëtejshme.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com