Fier/ Ndalohen tre persona me 50 kg kanabis, ja emrat

Fier/ Ndalohen tre persona me 50 kg kanabis, ja emrat

Foto ilustruese

Burime të Prokuorirsë kanë bërë të ditur sot për Report Tv se janë ndaluar në flagrancë trë persona teksa po tentonin të shisnin 50 kilogramë kanabis në Roskovec të Fierit.

Nga hetimi një javor i policisë dhe prokurorisë së Fierit, me ane të metodave speciale janë siguruar prova që implikojnë tre të ndaluarit në prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.

Pasi ndaj të dyshuarve janë siguruar prova të mjaftueshme, prokurori i çeshtjes Petrit Vuka ka kërkuar ndalimin e tyre.

Nga burimet bëhet me dije se tre të ndaluarit janë Gazmend Saliaj dhe Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastrës, si dhe Klodian Ymeraj nga fshati Drenovë, po i Mallakastrës.

Mesohet se nga hetimet është konkluduar se tre të ndaluarit u thoshin blerësve se mund të siguronin hashash sa të donin.

Dyshohet se të ndaluarit kanë zotëruar sasi të mëdha lende narkotike dhe po punohet për identifikimin e vendndodhjes së tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate