Një 33 vjeçar Shkëlqim Bregu është ndaluar nga policia e Fierit pasi gruaja e tij e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

33 vjeçari e ka kërcënuar gjithashtu për të mos kallëzuar në polici bashkëshorten e tij 24 vjeçare K.B.

Si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti, K.B në 8 janar të këtij viti, ka tentuar të vetëvritet duke pirë lëndë kimike, pesticide bujqësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje", "Kanosja për të mos kallëzuar" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes" i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 130/a/4, 311, 99 e 22 të Kodit Penal.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com