FIER - Policia i ka shpallur luftë ndotjes së lumit të Gjanicës, një fenomen i përsëritur në këtë qytet. Pas ndalimit të drejtuesve teknikë të dy kompanive private sot u vu në pranga një punonjës i një tjetër kompanie private.
Gjergji Pambuku punonjës i sektorit të pastrimit të kompanisë u arrestua ndërsa u proceduan penalisht administratori i kësaj kompanie dhe përgjegjësi i sektorit të pastrimit në këtë kompani.
Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një tjetër kompani me aktivitet në përpunimin e hidrokarbureve, shkarkonte mbetje në lumë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e quajtur "Ish-UPN", Fier, ku kanë kapur në flagrancë shtetasin Pambukun, punonjës i sektorit të pastrimit të kompanisë duke shkarkuar mbetjet e hidrokarbureve.
U proceduan penalisht shtetasit Shaban Guni., 64 vjeç, administrator i kompanisë private dhe Met Backa, 65 vjeç, përgjegjës i sektorit të pastrimit në këtë kompani.
“Këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve, duke shkaktuar prishjen e sistemit ekologjik të lumit” informoi sot policia.
Prokuroria po I heton për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës".
Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh. Dje Dy drejtues teknikë të kompanisë publike Albpetrol dhe një punonjës i kompanisë së nxjerrjes së naftës, Terra Oil, po hetohen nga policia e Fierit për shkarkimet e naftës që ndotën lumin Gjanica këtë javë.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
13.7%
-
Jo
78.9%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Dy festa në një ditë, banorët i ngjiten kodrës me gomerë, Gurëzeza turistike s’ka rrugë
14 Mars, 16:18
-
Fier/ Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 63-vjeçari! I riu nën akuzë se i publikoi fotografi me mbishkrime fyese ish-bashkëjetueses në rrjete sociale (EMRI)
14 Mars, 12:23
-
Lushnja feston Ditën e Verës, koncert dhe aktivitete në sheshin qendror të qytetit (VIDEO)
14 Mars, 09:52
-
‘Festa e luleve’ çel festimet me rastin e Ditës së Verës në Fier (VIDEO)
14 Mars, 09:44
-
Vodhën 3 dyqane, arrestohen 2 ‘skifterët në Fier (EMRAT)
13 Mars, 13:43
-
‘Kandidatja’ e Bashës fut në sherr PD me Koalicionin Euroatlantik! Demokratja: Më futën emrin në lista pa leje! Baçi: Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme! Misiraj: E ngatërron
13 Mars, 10:17
-
Aksident në Fier- Libofshë/ Motori përplaset me makinën, një i plagosur
13 Mars, 09:02
-
Kaosi në PD/ U caktua në listën e hapur në Fier, tërhiqet Ori Nebiaj, ironia e deputetes: Ua lë vendin të rinjve!
12 Mars, 22:01
-
'Primaret, një farsë'/Demokratët e Fierit letër Berishës: Përzgjedhje klanore
12 Mars, 18:35
-
EMRAT e PD në listën e mbyllur në qarkun e Durrësit dhe Fierit! Anëtari i Kryesisë-Berishës: Më keq se në se 2013 dhe 2021
12 Mars, 17:37
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Fier/ Shpërndante hashash, ‘Pritja’ prangos 28-vjeçarin pas një muaji ndjekjeje dhe përgjimi (EMRI)
11 Mars, 10:19