FIER- Ditën e sotme Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë: Skënder Bregaj, 55-vjeç, banues në Lalar, Arrestimi i tij u bë, pasi duke drejtuar mjetin tip "Benz" në rrugën "Jakov Xoxa" në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe ka goditur dy mjete të tjera të parkuara.
Po ashtu u ndalua dhe u arrestua në flagrancë: Dritan Bishani, 19 vjeç, banues në Roskovec, pasi në aksin rrugor Fier-Berat, duke drejtuar mjetin tip "Smart" i pa pajisur me leje drejtimi, ka goditur një biçikletë që drejtohej nga S.Xh, 48 vjeç, banues në Kuman, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".