Fier- Një 61 vjeçar i shpallur në kërkim është vendosur në pranga nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij për shitjen e lëndëve narkotike.
Dashamir Muçaj u arrestua në fshatin Peshtan Bregas.
“Ky shtetas u shpall në kërkim 3 javë më parë, në kuadër të operacionit "Peshtani", pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij, shtetasin Joni (Ervin) Muçaj 37 vjeç (i arrestuar më datë 15.11.2024), për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.