Dy vëllezër nga Fieri janë vënë në pranga, pasi kultivonin bimë kanabisi në oborrin e banesës së tyre dhe më pas e përgatitnin në doza për të shitur.Ndërsa gjatë kontrolleve në banesë uniformat blu gjetën edhe një jarmë gjahu që posedohej pa leje.
Në pranga kanë rënë vëllezërit Ilir dhe Geraldo Hoxha.
"Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, në fshatin Mbyet, uniformat blu gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis, të ndara në rreth 90 doza të gatshme për shitje, si dhe një armë gjahu që posedohej pa leje. Në vijim, gjatë kontrolleve në afërsi të banesës, u gjetën të kultivuara 40 bimë të dyshuara narkotike kanabis", njofton policia.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndëve narkotike dhe arma e gjahut, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.