Pacienti vdiq 2 vjet më parë, 3 mjekë të spitalit të Fierit nën hetim akuzohen se neglizhuan mjekimin (EMRAT)

Pacienti vdiq 2 vjet më parë, 3 mjekë të spitalit të Fierit nën hetim akuzohen se neglizhuan mjekimin (EMRAT)

Spitali Rajonal Fier

Fier-Tre mjekë të spitalit rajonal të Fierit, janë nën hetim pasi akuzohen se neglizhuan mjekimin e një pacienti dy vjet para, duke sjellë si pasojë vdekjen e tij.

Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi sot (26 dhjetor) masat e sigurisë të firmosura nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier më 21 dhjetor.

Ndaj Blendi Dhespollari, 56 vjeç, është vendosur masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik".

Ndaj Ilva Çuni,29 vjeçe, është vendosur masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik".

Ndaj Klajdi Jasini, 40 vjeç, është vendosur masa "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore".

"Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022", informoi policia.

Artur Shusha, banues në Patos, është paraqitur  i vetëm, në datën 3.02.2022, në Spitalin Rajonal të Fierit, me dhimbje në kraharor dhe ka berë një EKG. Mjekët përgjegjës  të urgjencës Ilva Cuni, Klajdi Jasini dhe Blendi Dhespollari pavarësisht kësaj e lënë të shkojë në shtëpi, ku pas një ore 54 vjeçari ndërroi jetë.

Pas vdekjes familjarët i kanë gjetur në xhep EKG- në dhe më pas kanë kuptuar se ai ka patur probleme serioze me shëndetin, ndaj dhe mjekët duhet ta kishin trajtuar me seriozitet viktimën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen