FIER- Një konflikt i nisur në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve degradoi në përdorimin e thikës. Grei Bihuci, 20-vjeç humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë në qendër të Fierit nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. 

20-vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.

Gjatë ditës së sotme ai ka qenë në shkollë dhe ka bërë vetëm dy orë, duke lënë orët e tjera të mësimit. Vetëm një orë më pas u shënua krimi tronditës që kthen edhe njëhere në vëmendje dhunën mes adoleshentëve.

Autori i dyshuar Florjan Muka ka qëlluar me thikë 20- vjeçarin Grei Bihuci dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte. Burimet nga spitali bëjnë me dije se 20- vjeçari ka hyrë në sallën e kirurgjisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Mësohet se sherri ka nisur për shkak të ngacmimeve në rrjetet sociale, ndërkohë mësohet se 20- vjeçari që ka ndërruar jetë, pasdite punonte kamarier në një prej lokaleve në afërsi të qendrës së qytetit dhe njihej si djalë i mirë dhe i sjellshëm.

Sipas dëshmitarëve konflikti mund të ketë nisur poshtë urës Gjanica në Bulevardin Jakov Xoxa dhe në përpjekje për të shpëtuar 20-vjecari ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.

1710163051_greibihuci.jpg

 

Viktima Grei Bihuci

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
U vra me thikë, 19 vjeçari ish-futbollist me moshat e Apolonisë! Trajneri bën dedikimin prekës: S'do e shohim më buzëqeshjen që na dhuroje çdo ditë

1710191273_greibihuci.jpg

I riu Grei Bihuci që u vra sot me thikë në Fier pas një sherri me një tjetër adoleshent, kishte qenë më parë edhe futbollist me moshat e reja të klubit të Apolonisë.

Ish-trajneri i tij Blendi Vashaku ka bërë një dedikim prekës për 19 vjeçarin duke kujtuar edhe stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier. 

“Grei qofsh banor i xhenetit!

‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë?

Përsërite Grei

Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit”- shkruan ish-trajneri i të ndjerit.

Ora 20:04
Shkollë paradite, punë pasdite! 20-vjeçari i vrarë në Fier një djalë 'model', prekin shokët e klasës me mesazhin!

1710184202_petrosota.JPG

Shkolla profesionale ‘Petro Sota’ ka reaguar për vrasjen e nxënësit 20-vjeçar Grei Bihuci nga një adoleshent pas një sherri në rrjetet sociale. Në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të shkollës, viktima përshkruhet si djal shembullor dhe i etur për dije.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grrei.

I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona!”- thuhet në reagim.

 

Ora 14:50
FOTO/ Kush është Grei Bihuci, 19-vjeçari që u vra pas një sherri me thika në Fier

1710163051_greibihuci.jpg

Report Tv ka siguruar foton e të riut Grei Bihucit, 19-vjeçarit që humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë në qendër të Fierit nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. 

19-vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.

Ora 13:21
Hajduti ‘përfiton’ nga vrasja në Fier, tenton të vjedhë çantën e një gruaje

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier, ku një 19 -vjeçar ka mbetur i vdekur nga plagët e marra thike pas një sherri mes të rinjsh në qendër të Fierit.

Paralel me ngjarjen e rëndë, një hajdut vetëm pak metra më larg ka tentuar t’i vjedhë çantën një gruaje.

Mirëpo, ai menjëherë ka rënë në prangat e policisë.

Ora 13:01
U vra sot me thikë, 19-vjeçari, ishte nxënës i shkollës ‘Petro Sota’, pasdite punonte kamarier

 

Grei Bihuci, 19-vjeçari që u vra sot me thikë ngë një 18-vjeçar në qendër të Fierit ishte nxënës në shkollën profesionale ‘Petro Sota’, në degën TIK.

19-vjeçari kishte bërë 2 orë mësim dhe kishte ikur nga shkolla. I riu punonte pasdite si kamerier në një pastiçeri.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Florjan Muka.

Ora 12:46
I riu u vra pas sherrit me thika në Fier, nxënës me çanta në shpinë shkojnë tek vendi i krimit

Disa nxënës shkolle me çanta në shpinë janë para pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja e një 19-vjeçari me thikë nga një 18-vjeçar pas një konflikti të çastit në qendër të Fierit.

Viktima Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës profesionale ‘Petro Sota’, ndërsa mbasdite punonte si kamarier.

Ende nuk dihen shkaqet se pse ka ndodhur ngjarja.

Ora 12:27
Vrasja në Fier, kush është i riu që ndërroi jetë dhe autori 18-vjeçar (EMRAT)

1710156312_Screenshot4.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Fierit.

Burime bëjnë me dije se Florjan Muka 18-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), Grei Bihucin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. 

Ora 12:11
Vrasja me thikë e 18-vjeçarit në qendër të Fierit, Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

 

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një 18-vjeçar në qendër të Fierit.

Sipas burimeve për Report Tv, katër të rinj janë përfshirë në një konflikt në një lokal e më pas sherri ka degraduar në qendër të Fierit, ku është goditur një 18-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka arrestuar ne flagrance autorin.