Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është arrestuar nga Policia e Fierit, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Ramush Krasniqi, me detyrë arkëtar i postës së OSHEE në fshatin Dërmenas të Fierit, i cili është ndaluar gjatë operacionit “libreza” nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar.
Sipas policisë, mësohet se Krasniqi, ka përvetësuar 19 milionë lekë nga faturat e energjisë elektrike në fshatin Dërmenas. Kështu ndaj tij rëndojnë akuzat e "Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe "Shpërdorimi i detyrës" .
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com