Fier - Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një pacient dyshohet se ka ndërruar jetë në spitalin e këtij qyteti si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor.

Pas kësaj ngjarje të regjistruar më 30 tetor, policia ka nisur hetimet për mjeken, 56-vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. B., 56 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mjeke në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30.10.2025, ka humbur jetën, në këtë spital, shtetasi A. Z., 63 vjeç”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.