Gjatë një vizite në qytetin e Fierit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi tha se Projektet e Bankës Botërore janë instrumente të domosdoshme për zhvillimi rural në Shqipëri.
Falë këtyre projekteve dhe këtij bashkëpunimi sot kemi të sistemuara dhe rehabilituara rreth 24300 ha tokë bujqësore në gjithë vendin, dhe priten të shtohen edhe 16500 ha tokë në Lushnjë, Konispol, Kuçovë, Maliq dhe Has. Ministri Peleshi, ka bërë dhe një ndalesë në stacionin e pompimit të fshatit Sulzotaj, i cili është pjesë e skemës të sapo rehabilituar të Divjakës.
Ky është një investim i mbështetur nga Banka Botërore, prej 4.2 milionë euro dhe që ka sistemuar rreth 2800 ha tokë bujqësore. Duke bërë një prezantim të shkurtër të punës, Ministri ka bërë publik lajmin për fillimin brenda këtij viti, të dy projekteve të rëndësishme.
Do fillojmë dy projekte të mëdha, të fuqishme, brenda këtij viti. Një projekt që ka të bëjë me rehabilitimin e dy skemave, dy degëve që furnizohen nga dega e Krutjes, rezervuari i Thanës. Njëra prej tyre furnizon zonën e Libofshës me ujë, dhe vendos nën ujë 1300 ha, ndërsa dega tjetër furnizon një zonë prej 300 mijë ha në Divjakë, ndërkohë me projektin shtesë të Bankës Botërore, që për pak kohë, brenda majit shpresoj do të ratifikohet në Parlament, një program prej 23 milionë euro, një pjesë e mirë e të cilit, përfitohet nga kjo zonë, nga qarku i Fierit dhe një pjesë në zonën e Konispolit. Nga ai projekt ne do të shtojmë dhe 12 mijë ha të tjera. Janë dy degë, dega e Çukasit dhe dega e Lushnjes, furnizohen përsëri nga rezervuari i Thanës, që do të rehabilitohen me këtë formë. Në këtë mënyrë, ne shënojmë krahas projekteve të tjera të realizuara në këto vite, me një sipërfaqe pothuajse rreth 30 mijë ha të vendosur nën ujë.
Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Qarku i Fierit është zona më intensive bujqësore në Shqipëri. Në këtë qark janë financuar më shumë se 20 projekte të ujitjes dhe kullimit. Argument, i cili vazhdon të mbetet ende i mprehtë, mbetet ai përmbytjeve.
Ndërkohë, sfida tjetër, veç kullimit dhe ujitjes, është dhe ajo nga përmbytja. Kur kemi probleme të mëdha, me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit kemi bërë disa ndërhyrje, brenda mundësive buxhetore që kemi, por ndërkohë kemi analizuar të gjitha pikat e nxehta, që rezultuan edhe pas dy përmbytjeve qe kemi pasur në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të vitit aktual. Këto ditë që po flasim, një grup shumë interesant dhe shumë i kualifikuar prej 10 ekspertësh nga Agjencia Kombëtare e Ujit e Turqisë, mundësuar nga qeveria turke, është duke punuar intensivisht, duke inspektuar të gjitha hotspotet tona dhe do të na japë një dorë të fortë për realizimin e këtyre projekteve. Kemi ardhur të shohim stacionin e pompimit të Sulzotaj, që në fakt është pjesë e një skemë të sapo rehabilituar, skema e Divjakës. Ky është një stacion pompimi që furnizon rezervuarin e Divjakës, një investim i mbështetur nga Banka Botërore, prej 4.2 milionë euro që ka vënë nën ujë 2800 ha. Në fakt, unë dua të jap dhe një lajm tjetër shumë pozitiv dhe shumë të mirë për zonën. Do fillojmë dy projekte të mëdha, të fuqishme, brenda këtij viti. Një projekt që ka të bëjë me rehabilitimin e dy skemave, dy degëve që furnizohen nga dega e Krutjes, rezervuari i Thanës. Njëra prej tyre furnizon zonën e Libofshës me ujë, dhe vendos nën ujë 1300 ha, ndërsa dega tjetër furnizon një zonë prej 300 mijë ha në Divjakë, ndërkohë me projektin shtesë të Bankës Botërore, që për pak kohë, brenda majit shpresoj do të ratifikohet në Parlament, një program prej 23 milionë euro, një pjesë e mirë e të cilit, përfitohet nga kjo zonë, nga qarku i Fierit dhe një pjesë në zonën e Konispolit. Nga ai projekt ne do të shtojmë dhe 12 mijë ha të tjera. Janë dy degë, dega e Çukasit dhe dega e Lushnjes, furnizohen përsëri nga rezervuari i Thanës, që do të rehabilitohen me këtë formë. Në këtë mënyrë, ne shënojmë krahas projekteve të tjera të realizuara në këto vite, me një sipërfaqe pothuajse rreth 30 mijë ha të vendosur nën ujë. Është zona më intensive bujqësore në Shqipëri, ndaj dhe ia vlen që këtë përqendrim fondesh, që kemi pasur në këto vite, ju kujtoj që në qarkun e Fierit, ne kemi financuar më shumë se 20 projekte të ujitjes dhe kullimit. Ndërkohë, sfida tjetër, veç kullimit dhe ujitjes, është dhe ajo nga përmbytja. Kur kemi probleme të mëdha, me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit kemi bërë disa ndërhyrje, brenda mundësive buxhetore që kemi, por ndërkohë kemi analizuar të gjitha pikat e nxehta, që rezultuan edhe pas dy përmbytjeve qe kemi pasur në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të vitit aktual. Jo vetëm kemi identifikuar pikat e nxehta por kemi bërë dhe një parafizibilitet, pra kemi bërë një përllogaritje të vlerës së investimit. Këto ditë që po flasim, një grup shumë interesant dhe shumë i kualifikuar prej 10 ekspertësh nga Agjencia Kombëtare e Ujit e Turqisë, mundësuar nga qeveria turke, është duke punuar intensivisht, duke inspektuar të gjitha hotspotet tona dhe do të na japë një dorë të fortë për realizimin e këtyre projekteve. Kjo është pak a shumë një rezume e shkurtër që mund të bëjë në këtë ditë shumë intensive takimesh të gjithë kabinetit qeveritar. Natyrisht unë dhe gjithë zëvendësministrat dhe stafi i Ministrisë tonë ka zhvilluar në qarkun e Fierit, takime me fermerë, takime me agropërpunues, takime me studentë të rinj të Universitetit Bujqësor të Tiranës nga zona, por edhe më gjerë. Pra, ka qenë një ditë e suksesshme, e ngjeshur, e plotë. Kemi dhënë informacion, por mbi të gjitha kemi marrë, kemi mesuar, kemi mbajtur shënim nevojat, interesat në mënyrë që të projektojmë pastaj ndërhyrjet e mëpastajme në gjithë këtë qark. Faleminderit!
Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural