FIER- Një zjarr ka rënë paraditen e sotme (25 janar) në zyrat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT). Dyshohet se shkak është bërë një defekt në kabinën elektrike.
Punonjësit janë larguar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për dëmtim të dosjeve në institucionin e IKMT-së. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Report TV ka siguruar pamjet brenda zyrave të Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në Fier, pas shuarjes së flakëve që përfshinë institucionin paraditen e sotme.
Siç shihet edhe në pamje, zyrat e objektit janë përfshirë nga tymi ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.