Dy të moshuar Qemal Aliaj 72 vjeç dhe Resmie Aliaj 64 vjeç nga fshati Ferras i Levanit, që prej shkurtit kur banesa e tyre u shkatërrua totalisht nga vërshimi i lumit, jetojnë në çadër mbi gërmadhat e shtëpisë së tyre.
Më parë me ta jetonte edhe djali i tyre me bashkëshorten dhe fëmijët, por pas rrënimit të jetesës së krijuar, djali u larguar në emigracion, ndërsa nusja me fëmijët jeton tek prindërit e saj.
Ata shpresojnë ta mbahet premtimi i dhënë nga pushteti lokal dhe qendror për ndërtimin e një strehe, ndërsa u duhet që në këtë çadër ditë e natë të bëjnë roje nga frika e gjarpërinjve, të cilët shpesh herë u bëjnë vizitë. Nisur nga kushtet në të cilat po jetojnë, dy të moshuarit shprehen se u ka mbetur vetëm një zgjidhje, ti vendosin zjarrit vetes së tyre përpara prefekturës, që të shpëtojnë një herë e mirë nga vuajtjet.
Dy të moshuarit i bëjnë apel shtetit ti ndihmojë për të ngritur një banesë ku të fusin kokën.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
