Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital (VIDEO)

Fier- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (23 Dhjetor) në Kashisht të Fierit, me pasojë 4 persona të plagosur. 

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 19:00 në Levan-Tepelenë dhe si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët e njërit nga mjetet. 

Mjeti me drejtues F. B., 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me automjetin po tip "Benz", me drejtues shtetasin P. H., 24 vjeç, banues në Fier.

Dy pasagjerët e plagosur janë Xh. Ç., 23 vjeç dhe V. K., 18 vjeç, banues në Fier, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa policia dhe grupi hetimor që ndodhen në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me 4 të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Drejtues i RTSH vendos 2 kandidatët që vazhdojnë garën për drejtor, 3 të skualifikuar

Këshilli Drejtues i RTSH vendos 2 kandidatët që vazhdojnë garën për drejtor, 3 të skualifikuar