Fier/ Përshtati vilën për kultivim kanabisi, lihet në burg pronari dhe faturisti i OSHEE! 'Detyrim paraqitjeje' për elektricistin

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 44-vjeçarin nga Dermenasi, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi kishte përshtatur vilën e tij në ‘shtëpi bari’. Seanca gjyqësore është zhvilluar ditën e me prokuror Petrit Vukaj dhe gjyqtar Sonila  Hoxhaj. Kjo e fundit pranoi kërkesën ‘arrest me burg’ për pronarin e vilës Erjon Marini, i cili njihej edhe identitetin, Xhevair Gashi.

Po ashtu në burg është lënë edhe faturisti i OSHEE, Klajdi Gremi, 40 vjeç, për veprën penale 'shpërdorimi i detyrës'. Për elektricistin Behar Fata, 47 vjeç është caktuar masa ‘detyrim paraqitjeje’.

Marini kishte përshtatur vilën e tij për kultivimin e kanabisit, po u zbulua nga policia dy ditë më parë. Në 5 dhomat e katit të parë të vilës ai kultivonte kanabis me llamba elektrike. Ndërsa, faturisti dhe elektricisti i OSHEE e ndihmon të vidhte energjinë elektrike. Në ‘shtëpinë e barit’ u sekuestruan 181 rrënjë kanabis.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët