FIER-Borxhet ndaj “CEZ Shpërndarje” kanë çuar në pranga pesë shtetas në Fier, ndërsa 14 të tjerë kanë shkuar në prokurori.

Në Qarkun e Fierit aktualisht janë debitorë në “CEZ Shpërndarje Sh.A,  38 mijë banorë, të cilët duhet të paguajnë një vlerë prej 7.1 miliardë lekësh.

Në kushte të tilla “Task Forca” ka ditë që ka filluar aksionin për ndërprerjen  e debitorëve  por edhe lidhjeve të paligjshme.

Sipas drejtorit të "CEZ Shpërndarje"-s, Arjan Fasko, aksioni kryesisht ka filluar të abonentët e biznesit të madh privat dhe ata familjarë. Sipas tij, “në bashkëpunim edhe me prokurinë dhe policinë, në këtë drejtim janë marrë masa dhe janë ndaluar pesë shteatas nga policia, ndërsa janë bërë edhe 14 kallëzime penale në prokurori”.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)