FIER- Një 30-vjeçar ka goditur disa herë me thikë nënën e tij 50-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku mësohet se Klaudio Çobaj ka goditur nënë e tij me thikë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
50-vjeçarja Drita Çobaj është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Motivet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende, ndërsa banorët në zonë thonë se ishte një familje e shkëlqyer dhe se djali nuk ishte person problematik.
“Ai çuni nuk e di të vriste zoti për të. Jemi habitur të tëra. Çun i urtë.
Nuk dimë gjë. Familje e shkëlqyer. Ajo e di, nuk e dimë fare. Djali ishte në emigrim, vinte ikte”, thanë ata.
30-vjeçari ka rënë në pranga pak minuta pasi goditi nënën. Ndonëse fillimisht u arratis, Çobaj u arrestua. Drita Çobaj jetonte me vajzën pasi bashkëshorti i ka vdekur. Sipas fqinjëve të 50-vjeçares, thuhet se djali i saj ishte emigrant në Gjermani dhe kishte 20 ditë që ishte kthyer.
Hetimet nga ana e policisë vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.