Fier- Një konfkilkt në familje ka bërë që një djalë 23-vjeç të qëllojë të atin me armë të modifikuar si armë sportive.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja është shënuar gjatë mesnatës në banesën e tyre në fshatin Mbrostar Ura.
Jashar Zyka tashmë i arrestuar plagosi në këmbë Nexhmedin Zykën (babain).
Fatmirësisht 58-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë arma e modifikuar u sekuestrua si provë materiale.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç. Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive. 58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.












Komente
Komento