Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi iu janë gjetur dhe sekuestruar 155 doza lëndë narkotike kanabis sativa.

Sipas policisë, Kelmend Myftari 25-vjeç dhe Eduart Hatia 19-vjeç janë kapur në kuadër të operacionit të koduar "Vloshi" teksa kanë qenë duke i shitur dozat.

Kapja e tyre u bë pasi në afërsi të Spitalit Roskovec, pasi Kelmend Myftari është  kapur në flagrancë duke i shitur Eduart Hatias 155 doza lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)