Fier/ Polici shkon me plagë nga arma e zjarrit në spital: U vetëplagosa! SHÇBA dhe Prokuroria nisin hetimet

Fier/ Polici shkon me plagë nga arma e zjarrit në spital: U vetëplagosa! SHÇBA dhe Prokuroria nisin hetimet

Foto ilustruese

FIER- Një polic ka shkuar i plagosur në spital mbrëmjen e kësaj të premte në qytetit e Fierit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për efektivin Klodjan Lamaj, punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin.  Polici ka shkuar në spital rreth orës 21:20, ku mësohet se ka një plagë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Nga deklarimet e tij, mësohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, megjithatë mësohet se SHÇBA dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht. Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)