Fier, policia bashkiake liron hapësirat publike

Fier, policia bashkiake liron hapësirat publike
FIER - Policia bashkiake në Fier, në bashkepunim me policinë e shtetit dhe atë tatimore, kanë ndërmarrë ditën e sotme një aksion për lirimin e të gjitha hapësirave publike, rrugëve e trotuareve, nga objektet e jashtëligjshme.

Dhjetra subjekte që operonin përgjatë shëtitores kryesore dhe asaj të lagjes ”Kongresi Përmetit” janë penalizuar me gjobë dhe sekuestro.

“Ne sot filluam një aksion, në fokus të të cilit është lirimi i rrugëve dhe trotuareve nga tregtarët ambulante dhe nga subjektet e biznesit që kanë ngritur cadra, tenda dhe shtesa, duke shkaktuar probleme në lëvizjen e qytetarëve”, tha kreu i policisë bashkiake Fier, Bashkim Ymeraj. Sipas tij, policia ka ndëshkuar 10 subjekte me gjobë dhe ka sekuestruar dhjetra tavolina, karrike, tenda e cadra.

Ymeraj pohon se objekt i aksionit janë edhe tabelat dhe reklamat që shkaktojnë probleme në trafikun e qarkullimit.

Sipas tij, efektet e aksionit janë ndjerë qysh ditën e sotme, pasi qyteti është cliruar nga pesha e dhjetra tabelave, reklamave, tendave e tavolinave, që kishin pushtuar rrugët. “Aksioni do të vazhdoje deri në lirimin e plotë të hapësirave publike, me qëllim normalizimin e qarkullimit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Ymeraj.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë