Një 66-vjeçar është arrestuar sot në Fier pasi policia i gjeti në banesë një armë zjarri automatike dhe një krehër me 29 fishekë.
Operacioni u zhvillua pas pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se Rexhep Mehmeti mbante armë zjarri në banesë.
Ai u vu në pranga ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit
Njoftimi i Policisë së Fierit
"Vihet në pranga 66-vjeçari që posedonte armën e zjarrit në banesë.
Procedohet penalisht 26-vjeçari që kishte në përdorim automjetin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të intensifikuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që dyshohej se posedonte armë zjarri në banesë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “No Guns 5”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 66 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe një krehër me 29 fishekë"
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë











Komente
Komento