FIER- Policia e Qarkullimit pranë Drejtorise së Policisë Fier, ka dalë në kontrolle në rrugë dhe sanksione ndaj shkeljes së rregullave nga drejtuesit e mjeteve.
Ardhja e emigrantëve, si dhe sezoni turistik, ka shtuar më tepër shërbimin dhe kontrollet e uniformave të qarktullimit rrugor për të normalizuar trafikun dhe për të disiplinuar drejtuesit e mjeteve gjatë udhëtimit.
Sipas drejtuesit të Qarkullimit Rrugor në Fier, Artan Osmani, vetëm për muajin qershor janë vendosur 2 500 gjoba, si dhe bllokim të mjeteve të personave të cilët udhetonin pa dokumentacionin e duhur.
Prezenca dhe kontrollet e uniformave të policisë së Qarkullimit Rrugor janë të përditshme dhe të shpeshta, jo vetem në akset rrugore nacionale, por edhe në rrugët e brendshme në qytet.
Kjo ka të bëjë edhe me fluksin e qytetarëve që shkojnë për pushime në bregdetin e Semanit ose të Vlorës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com