FIER- Një i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar mëngjesin e sotëm në Fier. 24-vjeçari Ilir Hoxha kërkohej edhe për marrëdhënie seksuale me të mitur.
 
Ndërkaq, në operacionin për arrestimin e 24-vjeçarit Ilir Hoxha, u angazhuan 70 forca policie.
 
Hoxha u kap nga forcat e policisë në Patos, gjatë operacionit të koduar “Verbas”.
 
24-vjeçari u shoqërua në komisariatin e Fierit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)