Fier, pranga mikut të Mediut
i dënuar në Itali si trafikant

FIER - Këshilltari republikan ne Bashkine e Fierit, Fatmir Kajolli, i dënuar me 40 vjet heqje lirie ne Itali, pritet te dale para gjykatës për vlerësimin e masës se arrestit.

Policia e Fierit prangosi dje  biznesmeni nga Fieri, i njohur si njeriu më i afërt i Fatmir Mediut prej vitit 1990. Prokuroria e Fierit konfirmoi për Shqiptarja.com se arrestimi u  bë me qëllim ekstradimin e të shumërkuarit nga drejtësia italiane.

47 vjeçari u dënua nga Gjykata e Romes Itali me 24 vjet burg për Trafikim narkotikësh dhe nga Gjykata e Milanos Itali me 16 vjet burg për “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikim narkotikësh”.

Aktualisht Fatmir Kajolli, pavarësisht nga dënimet me burg që e kishin shpallur në kërkim nga Italia që nga viti 2002, është prezantuar si kandidat në zgjedhje dhe është aktualisht anëtar i Këshillit bashkiak si përfaqësues i Partisë Republikane.Drejtues te Partisë Republikane nuk kane dhënë ende asnjë prononcim mbi rastin.

LIDHJET ME OLLDASHIN DHE ALIBEAJN
Kabllogramet e ambasadës së SHBA në Tiranë publikuar nga Wikileaks tregojnë se Fatmir Kajolli ka qenë përdorur në zgjedhjet e vitit 2009 dhe nga Sokol Olldashi dhe Enkelejd Alibej si pjesë e një skeme që rekomandonte lirimin e të dënuarve nga burgu për ët frikësuar popullsinë lokale. Kabllogrami thoshte se në disa rrethana Olldashi dhe Alibej kanë përdorur Kajollin në një skemë për të liruar të burgosurit dhe për të përfituar vota nga familjarë dhe të afërm të tyre.

MIQËSIA ME FATMIR MEDIUN
Prej kohësh përfkitej miqësia e hershme Mediut dhe Kajollt, e cila nis nga viti 90. Po ashtu Mediu ka punësuar shumë njerëz të afërt të tij. G . Kajolli është shofer shoqërues i Mediut dhe njihet si nip i Kajollit ndërsa Muharrem Kajolli ishte drejtor i burimeve njerëzore në Ministri të Mbrojtes në kohen që ishte Mediu minister. Aktualisht vellai i Fatmir Kajollit, eshte pjesë e kabinetit të Ministrit Fatmir Mediu, si këshilltar i tij.

PROCESI NDAJ FATMIR MEDIUT
Fatmir Mediu është dënuar në Itali për favorizim të trafikut të drogës, deri në gjykatën e Apelit dhe i ka pushuar çështja në vitin 2004 me ndërhyrje politike nga Shqipëria. Mediu është ndaluar në aeroportin e Milanos dhe më pas është dënuar nga gjykatat e dy shkallëve, pasi u kap duke shoqëruar një të kërkuar për vrasje dhe trafik droge të cilit i kishte nxjerr pasaportë me emër të ndryshuar si drejtues lokal i Partisë Republikane në Berat.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen