FIER - Forcat e policisë së Fierit si dhe seksioni kundër narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë një 29 vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër person, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
 
Sipas policisë në pranga ka rënë Marsel Rexhepi, ndërsa është shpallur në kërkim Klemend Goxhaj. Këta shtetas dyshohen se shpërndanin kanabis dhe heroinë në qytetin e Patosit dhe të Fierit.
 
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur 91.60 gram lëndë kanabis sativa si dhe 1 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, 116 fishekë dhe 2 maska. Materialet në ngarkim i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)