FIER – Dy persona, njëri prej të cilëve i dënuar me burgim të përjestshëm janë prangosur sot nga policia e Fierit. Sipas deklaratës zyrtare të policisë së këtij qyteti në bashkepunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe Zyrën Ndërlidhëse Interforze të Policisë Italiane në Shqipëri, u finalizua sot operacioni i koduar “PARTNERITET”. Falë tij u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shumëkërkuar nga drejtesia italiane.
Është arrestuar Bushi Koçi Nilo, 42 vjec, banues në Hoxharë të rrethit Fier. Me vendim të Gjykatës së Perugias, është dënuar me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje”. Gjithashtu është prangosur edhe Ermir Sakuta (Prenika),35 vjec, banues ne Dermenas te rrethit Fier. Edhe ky me vendim të Gjykatës së Monzas,Itali, është dënuar me 16 vjet burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com