Mëngjesin e sotëm është prezantuar para administratës prefekti i ri i Fierit, Baki Bala.

Gjatë prezantimit të tij, Bala është shprehur se do të bashkëpunojë me administratën, për të qenë i suksesshëm në punën e tij.

Gjithashtu Bala gjatë prezantimit ka vlerësuar edhe punën e mirë të ish- prefektit Vaso Bregu.

Gjatë prezantimit të prefektit të ri, ka qenë i pranishëm edhe ministri i Energjetikës dhe i infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com