5 persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Fierit, pasi pas kontrollit të ushtruar nga policia ka rezultuar se ata ushtronin aktivitetin e transportit të udhëtarëve të pa pajisur me liçencën përkatëse.
 
Kështu, policia saktëson se, procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur për:
 
A. F, 25 vjeç, ku në cilesinë e provës materiale i'u sekuestrua mjeti me targa AA926 AV.
 
F. T, 43 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i'u sekuestrua mjeti me targë AA 782 GZ.
 
P. S, 53 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i'u sekuestrua mjeti me targë AA 557 IL.
 
P. Z, 51 vjeç , ku në cilësinë e provës materiale i'u sekuestrua mjeti tip Toyota 6+1 , me targë AA 269 BR.
 
A. H, 46 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i'u sekuestrua mjeti tip Volksëagen 6+1 me targë AA 874 JP.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)