“Eshtë gjynah, jemi popull, se nuk jam mbytur vetëm unë po jemi përmbytur të gjithë sa shikoni këtu’, shprehet njëri prej të përmbyturve të dalë në këtë protestë.
Ndërsa një tjetër qytetar shprehet se “kjo erdhi jo nga zoti po nga robi. Kjo erdhi për neglizhencë dhe mosndërhyrje në pastrimin e shtrati të lumit Gjanicës nga ana e bashkisë e cila ka vite që na mashtron me premtime boshe.”
Një banore e kësaj zone e cila gjithashtu u gjend në protestën e të përmbyturve, tha se Bashkia i ka lënë pas dore pavarësisht se paguajnë taksat.
“Bashkia nuk na kushton vëmendje, nuk na konsideron qytetar të këtij qyteti pavarësisht se paguajmë taks, ujë, drita”, tha ajo.
Rreth 200 familje dhe mbi 50 biznese janë prekur nga përmbytjet dhe sipas protestuesve dëmi i tyre në total kap vlerën e 200 milion lekëve, shumë kjo për të cilën ata kërkojnë dëmshpërblim.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)