FIER - Familjarët dhe deputetët socialistë përkujtojnë 4- vjetorin e vdekjes së ish-deputetit Fatmir Xhindi. Në qytezën e Roskovecit kanë qënë të pranishëm qindra njerëz, të aferm, familjarë, anëtare e simpatizantë të Partisë Socialiste për të përkujtuar vrasjen e mistershme të 2 majit 2009. Ndërsa kanë vendosur kurora dhe lule pranë bustit të ish-deputetit socialist, deputeti i qarkut të Fierit, Gramoz Ruçi, deklaroi se shteti ka dështuar me hetimet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e krimit.
Fatmir Xhindi u ekzekutua mbrëmjen e 2 majit 2009 para portës së shtëpisë së tij në Roskovec të Fierit, teksa kthehej me makinë në banesë. Persona të paidentifikuar e qëlluan me breshëri automatiku te pragu i shtëpisë, duke e lenë të vdekur për motive të paqarta. Megjithëse u kryen qindra shoqërime, ende nuk ka nje person të ndaluar.
Kryetari i grupit socialist. Gramoz Ruçi u shpreh: “2 maji i 2009-ës në Roskovec i mori jetën Fatmir Xhindit, përfaqësues politik i kësaj zonbe. Si sot 4 vjet më parë ne që e përcollëm jemi këtu ta kujtojmë e ta nderojmë, jetën e tij dhe veprën e tij.
Sot jemi me dhimbje për ta kujtuar, por mbi të gjitha jemi me përgjegjësinë kokëulur që pas 4 vjetësh nuk jemi në gjendje t’i japim përgjigje pyetjes “kush dhe pse”?
Ky është dështimi më i madh i klasës politike ndaj luftës me krimin; kjo është përgjegjësia më e madhe e pushtetit aktual që e quante të fituar luftën ndaj krimit, ndërkohë që pas 4 vjetësh në pushtet nuk ka dhënë ende përgjigje pyetjeve “kush dhe pse” .
Jemi këtu për dy arsye: për të nderuar jetën dhe veprën e Xhindit, por edhe kokëulur që ai të prehet i qetë dhe pjesëtarët e familjes së tij do të ishin më të qetë duke vënë para drejtësisë ata që vunë dorë mbi Fatmirin në prag të shtëpisë. Janë hapur e mbyllur disa herë dosjet e tij, ka patur deklarata që disa herë janë shumë afër, aq herë janë larguar shumë. PS do të bëjë atë që duhet të bëjë çdo forcë politike në pushtet, të fitojë betejën ndaj krimin”.
/Shqiptarja.com