Fier, PS në protestë kundër
mbledhjes së Këshillit të Qarkut

Fier, PS në protestë kundër<br />mbledhjes së Këshillit të Qarkut
FIER- Partia Socialiste e Fierit protestoi sot para Këshillit të Qarkut të Fierit. Shkak është bërë mbledhja e Këshillit të Qarkut, e parashikuar për tu zhvilluar sot, të cilën PS e konsideron të paligjshme. Socialistët e Fierit kërkuan shtyrjen e mbledhjen për nesër, atëherë kur jepet edhe vendimi i gjykatës për ankimimin e bërë ndaj vendimit të prefektit Bujar Hasa.

Disa nga protestuesit hynë në sallën ku do të niste mbledhja e thirrur nga prefekti Hasa, për të penguar zhvillimin e saj.

Kreu i Këshillit të Qarkut Fier, Vangjel Ndreka, përmes një deklarate për shtyp reagoi  duke theksuar se futja në sallë e socialistëve që kishin ardhur për të protestuar është thjesht për të shprehur indinjatën e tyre. “Prefekti i Fierit po shkel ligjin, nuk respekton vendimin e gjykatës. Ai po kërkon të ndërtojë struktura paralele”, tha Ndreka.

Partia Socialiste nuk është pajtuar me mënyrën se si u konstituua Këshilli i Qarkut Fier. Një ditë më parë, në mbledhjen e deputetëve të PS, kreu Rama u shpreh se tentativa e PD-së për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve edhe në këshillat e qarqeve janë në rrezik për konsensusin e shumëpritur mes dy palëve.

“I bëj thirrje Ilirit dhe Saliut: Ndalni banditët lokalë, që me dru kërkojnë të përmbysin zgjedhjet legjitime. Kjo që po ndodh është kërcënim i hapur për opozitën dhe rrezik për konsensusin, që duam të japim për të ardhmen”, deklaroi Rama.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit