Fier, PS shkarkon kreun e 
Këshillit të Qarkut, ishte i LSI

Fier, PS shkarkon kreun e <br />Këshillit të Qarkut, ishte i LSI<br /><br>
Këshilltarët socialistë kanë shkarkuar kryetarin e Këshillit të Qarkut të Fierit nga radhët e LSI, Fatos Pashollari . 21 votat e këshilltarëve të PS kanë shkuar për shkarkimin e Pashallarit. Ky i fundit qëndronte në detyrë prej dy vitesh edhe pse i kishte mbaruar mandati, për shkak të përplasjeve PS-LSI.

Në vend të tij është propozuar Vangjel Ndreko përfaqësues i PS, i cili e ka mbajtur edhe në të kaluarën këtë pozicion, kur edhe u bë mollë sherri mes demokratëve dhe socialistëve në vitin 2002, për shkak të shkarkimit të tij nga detyra dhe emërimin e Artur Shehut në vend të tij. Përplasja për Qarkun e Fierit solli edhe ngërçin politik që mbajti peng miratimin e tre ligjeve për statusin e vendit kandidat. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë