Një aksident ka ndodhur në rrugën Fier-Levan ku një mjet tip Suzuki ësht përplasur me një Benz.  Akisdenti ka ndodhur pranë zonës së Levanit, ndërkohë që mësohet se drejtuesi i mjetit tip Benz ka mbetur i plagosur.

Report Tv mëson se personi i plagosur është dërguar në spitalin e qytetit të Fierit dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia.