FIER- Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi akuzohet për armë mbajtje pa leje. I arrestuari është D.S i cili është kapur pranë zonë së quajtur 'Ura e Mbrostarit' teksa lëvizte me makinën e tij tip 'Audi'. Në këtë automjet i është gjetur e fshehur edhe një pistoletë si dhe 1 krëhër me 12 fishekë.
Tashmë i D.S, 45-vjeç banues në Vlorë do te përballet me akuzën për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".
Komento