Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor

FIER - Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica” për të vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok dhe Snapchat.

Ministrja në fjalën e saj para prindërve paraqiti disa nga masat e marra në shkolla lidhur me sigurinë në shkolla, brenda dhe jashtë saj. Ajo kërkoi angazhimin e prindërve, që të bashkëpunojnë me mësuesit dhe fëmijët.

'Vendime që duhet ti marrim së bashku. Nuk është i vetmi moment që po e mendojmë, por një prej momenteve të nxitur edhe nga vende të tjera në botë për kufizime të aksesit në platforma online. Duhet të marrim një opinion tuajin por edhe si të rrisim bashkëpunimin për veprimet e përbashkëta në funksion të rritjes së mëtejshme të sigurisë së fëmijëve brenda dhe jashtë shkollës. Kudo të kemi dhe të sigurojmë që fëmijët të jenë të mbrojtur. Kemi bërë hapa konkrete. Për rritjen dhe fuqizimin e instrumenteve kemi në dispozicion. Për të ditur si mësuesit të reagojnë për fenomene të dëmshme. Ajo që kemi bërë shumë e rëndësishme. Ajo që duhet të bëjmë një angazhim edhe më i madhe me trekëndëshin për sigurinë e fëmijëve, trinomi, mësues-nxënës-prindi.'

Ajo theksoi se rrjetet sociale si Snapchat apo TikTok po vënë në diskutim autoritetin e mësuesit dhe kanë një ndikim jo të mirë tek shëndeti mendor i fëmijëve. 

'Të angazhohemi të gjitha palët së bashku. Që të gjithë mjetet që kemi, strukturat ti shërbejnë këtij qëllimi. Duke krijuar edhe më shumë rrjetet parandalimi, duke fuqizuar edhe më tej ato ekzistuese, duke e parë teknologjinë si aleat. Duke i vendosur ndalim atyre platformave që sfidojnë autoritetin e mësuesve dhe çojnë në shqetësime për fëmijët por edhe për shëndetin mendor. Që nga studimet edhe nga hulumtimet edhe këto incidenca janë në rritje për efektet negative që prodhojnë TikTok apo Snaphat në deviacionet të sjellës së fëmijëve. Jemi prindër dhe duhet ta pranojmë që është një realitet i ri', tha ministrja Manastirliu.

Ngjarja tragjike me Martin Canin, shton Manastirliu ka bërë që të shtohen masat kufizuese.

'2000 raste që lidhen me dhunën dhe 90% janë referuar tek prindërit, punonjësit sociale. Ka një rrjet parandalimi në gjithë sistemin tonë arsimor. Parandalimi që ndodh e tregon këtë. Ngjarja tragjike pak ditë më parë na ka shqetësuar të gjithëve. Kërkon edhe më shumë të reflektohet në masat e shtuara për angazhimin e përbashkëta familje-shkollë-komunitet', shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Debati për TikTok dhe Snapchat/ 'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Brenda dhjetorit kamera në klasa! Do ndalojmë fare celularët në shkolla, kontroll për çdo gjë metalike


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Kukësi fut në krizë Apoloninë, fiton 2-3 në Fier! Lushnja merr tri pikë, paqe në ndeshjet e tjera (Renditja)

Kategoria e Parë/ Kukësi fut në krizë Apoloninë, fiton 2-3 në Fier! Lushnja merr tri pikë, paqe në ndeshjet e tjera (Renditja)