FIER - Aksi nacional Fier-Roskovec është një tjetër rrugë e kthyer në një makth për drejtuesin e mjeteve.

Ky aks, i cili frekuentohet çdo ditë nga mijëra automjete, paraqet një gjendje të dëmtuar infrastrukturore.

Rruga është e mbuluar nga gropa të stërmëdha me ujë nga reshjet e fundit, duke u bërë një pengesë për qarkullimin normal të mjeteve.

Këtë situatë e denoncojnë drejtuesit e mjeteve, të cilët thonë se nuk është aspak e drejtë që rruga të lihet në këtë gjendje pasi janë pagues të rregullt të taksave.

Për këtë rrugë nuk ka vënë dorë askush prej kohësh, dhe kjo situatë e ka përkeqësuar gjendjen e aksit deri kur mbaron qyteza e Roskovecit.


(ad.ti/s.f/shqiptarja.com)