Ishte zënë me babain e tyre taksist, dy vëllezërit dhunojnë 42-vjeçarin, një në pranga, tjetri në kërkim

Ishte zënë me babain e tyre taksist, dy vëllezërit dhunojnë 42-vjeçarin, një në pranga, tjetri në kërkim

Foto ilustruese

FIER- Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me vëllain e tij ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar.

Daniel Gj., 21 vjeç, u arrestua në flagrancë, ndërsa vëllai i tij 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia. Të dy kanë goditur për motive të dobëta 42-vjeçarin, E.A., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Konflikti mes tyre ka ndodhur pasi një ditë më parë jashtë një lokali në fshatin Pojan të Fierit, pasi  i plagosuri ishte zënë me babain e dy vëllezërve që ishte taksist.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D.Gj, 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.A, 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" e kryer në bahkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja