Fier, rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s'i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn

Fier, rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s'i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Ilir Nukajn, i cili akuzohet se dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në fshatin Povelçë më 12 tetor 2024 duke i shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, Namik Rustemi.

Ai akuzohet për Plagosje e rëndë me dashje’ me pasojë vdekjen parashikuar nga nenet 88/2 dhe 89 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi Namik Rustemi për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve Namik Rustemi dhe  A. Rustemi, 77 vjeçe. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, informoi sot prokuroria e Fierit.

Nukaj u arrestua një ditë pas vrasjes. Sipas hetimeve 47 vjeçari që njihej edhe me emrin Ledjan, kishte shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe i kishte kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal. Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj çiftit. Më përpara Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burgim për tentativë vrasjeje.

Nukaj u hetua nën masën e sigurimit ‘arrest me burg’

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Tronditet Shkupi/ Qiramarrësi ekzekuton pronarin e shtëpisë dhe i plagos djalin e mitur, më pas vret veten

Tronditet Shkupi/ Qiramarrësi ekzekuton pronarin e shtëpisë dhe i plagos djalin e mitur, më pas vret veten