FIER-Gjykata ka lënë në burg tre të rinjtë, që akuzohen për rrëmbimin dhe tentativën e përdhunimit të 13-vjeçares nga Roskoveci pak ditë më parë. Me kërkesë të prokurores Violeta Shkurti, gjyqtarja Adelina Zarka i la në burg; Redion Tereziun 22 vjeç, Jorges Dostin 24 vjeç dhe Marjus Çalamenin 24 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë dy ditë më parë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një të mitur 13 vjeçe, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.
Tashmë ata do të përballen me dy akuza, "Heqje e paligjshme e lirisë" dhe "Marrëdhënie seksuale me të mitur" e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal. Por familjarët e njërit prej të arrestuarve, Marjus Çalameni deklarojnë se i djali i tyre është i pafajshëm, pasi në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në punë.
Djali ynë është i pafajshëm, gjatë kohës që ka ndodhur ai ka qenë në punë. Ka dëshmitarë që atë natë ka qenë në punë, është i pafajshëm nëse e vërteton drejtësia ai të dënohet
Familjarët e Marjus Çalamenit
Komente









Jo vetëm burg por të gjithë vitet e dënimit ti çojnë në punë të detyruar që të nxjerrin bukën se ne taksapaguesit nuk duam të paguajmë për të tillë plus që një shumë totale prej punës së të treve, çdo muaj, ti depozitohet vajzës në llogari të saj si dëmshpërblim psikologjik. Veç këtyre në burg aty ku do jetojnë, nqse u’a hapin dhe “rondelen”, kjo, është tjetër gjë.
Përgjigju