FIER – Ka degjeneruar në grushta e dhunë fizike mbledhja e Këshillit të Qarkut të Fierit. Dy prej këshilltarëve të majtë, Alket Sulaj dhe Flamur Buzi janë rrahur pas debateve me këshilltarët demokratë. Sipas burime zyrtare pranë bashkisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zyrat e Këshillit të Qarkut të këtij qyteti. Burimet thanë se mes këshilltarëve ka patur replika, të cilat më pas kanë çuar në grushta e dhunë nga këshilltarët demokratë ndaj atyre të majtë.

(aq/shqiptarja.com)