FIER-Dhunonte bashkëshorten dhe të birin 4 vjeç, arrestohet.
Një 31-vjeçar nga Fieri do e kalojë Vitin e Ri në qeli, pasi është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje. Brunavil. V, 31 vjeç, u arrestua nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.V, 31 vjeçe, dhe sipas kallëzimit të saj, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të tyre të mitur 4 vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/2/4 i Kodit Penal.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com