FIER - Në komunat Cakran dhe Levan të qarkut Fier, kryesuesi i skuadrës socialiste, Gramoz Ruçi është angazhuar konkretisht për uljen e kostove të prodhimit bujqësor. Ruçi në takimet elektorale të zhvilluar me banorë të këtyre komunave është shprehur se PS ka një plan të detajuar për të çuar ujin në çdo parcelë për vaditjen dhe kullimin e çdo tokë bujqësore.
Ruçi, tha se ky plan ka edhe koston e tij financiare të mirëllogaritur nga ekipi i specialistëve shqiptarë dhe të huaj, që punuan për dokumentin themelor të socialistëve për qeverisjen e pas 23 qershorit. Kjo faturë financiare për ujin në çdo parcelë është 160 mln dollarë.
Gramoz Ruçi, po ashtu, është angazhuar në emër të forcës që përfaqëson se fshati është një nga pikat kyçe nga nis Rilindja. Ruçi: “Që çmimet e plugimit, të frezimit, të korrjes të bien 35% duke ulur çmimin e naftës për fermerët në bujqësi brenda 100 ditëve të para të qeverisjes votoni numrin 29, votoni Partinë Socialiste të Shqipërisë. Do të merrni 35% më lirë litrin e naftës se sa ai, që e merr për veturën e tij, Saliu,” u angazhua Ruçi në këto takime.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com