Fier/ Sekuestrohen 17 thasë me kanabis, në pranga 3 trafikantët! Tentuan ta hidhnin drogën në lumë! Nën hetim dhe 2 të mitur (VIDEO)

3 persona janë arrestuar ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit, ndërsa 2 të mitur, 14 dhe 16-vjeç janë vënë nën hetim pasi tentuan të hidhnin në lumë 17 thasë me peshë 176 kilogramë të mbushur me kanabis, në mënyrë që mos të kapeshin nga Polica. Trafikantët që ranë në pranga janë: Zylyftar (Pëllumb) Vizani, Paris Vizani dhe Esat Veizi dhe janë banorë të këtij fshati.

Teksa Policia po kryente kontrolle në ambientet përreth një banese në këtë fshat me dyshimin se kishte lëndë narkotike, 5 personat në momentin që kanë parë efektivët kanë tentuar të hedhin thasët me lëndë narkotike, në lumë, por në atë moment  janë kapur.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17 thasët e mbushur me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 176 kg. Po ashtu edhe 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. 

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për pastrim parash, Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e biznesmenit: shoqërinë tregtare, 97 automjete, llogari bankare (EMRI)

Akuzohet për pastrim parash, Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e biznesmenit: shoqërinë tregtare, 97 automjete, llogari bankare (EMRI)