Policia e Fierit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm, 66 kg lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa në fshatrat Çerven dhe Pojan.
Përkatësisht në fshatin Çerveni, në stanin e SH.L u gjetën 13 kg e 340 gram kanabis e futur në dy thasë të mbështjellë me letër natribani.
Ndërsa në Pojan u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e Z.B 46 vjeç, 52 kg e 660 gram kanabis.
Gjithashtu në baçen e tij u gjetën të mbjella 51 bimë narkotike kanabis sativa. Policia ka shpallur në kërkim të dy autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike''.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com