Fier, sekuestrohen 9 kg
kanabis, arrestohen 4 persona  

Policia e Fierit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 9 kg kanabis sativa. Blutë e Fierit kan vënë në pranga si posedues të këtyre lëndve narkotike 4 persona.

Të arrestuarit janë Leonidha Simaku, 58 vjeç, Pëllumb Simaku, 45 vjeç, Nasi Simaku, 72 vjeç dhe Romario Kita, 23 vjeç, të gjithë banues në Fier.

Përkatësisht, Simakut iu gjetën në banesën e tij 8.687 kg kanabis sativa.

Ndërsa Pllumb Simakut dhe Nasi Simaku iu gjetën në banesën e tyre 310 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Këtyre dy personave iu sekuestrua gjithashtu edhe 1 armë automatike (kallashnikov) me dy karikator, 1 armë gjahu teke pa leje dhe 1 gjerdan me 23 fishekë arme gjahu. Sakaq të arrestuarit të fundit  Kitës, iu gjet në vendin e quajtur "Varrezat e Dëshmorëve",3 gram lëndë narkotike kanabis sativa.

Materialet proceduriale për këta shtetas do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjahut dhe sportive" .

[gallery]19782[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Rivaliteti është lënë pas, tifozët e futbollit në Angli protestojnë për rritjen e çmimeve të biletave

Rivaliteti është lënë pas, tifozët e futbollit në Angli protestojnë për rritjen e çmimeve të biletave